Malltezi: Projekt si në Sri Lanka për të falimentuar Shqipërinë! Rama dhe Veliaj mafie e Soros

0
114
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi, deklaroi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv se skenari në vendin tonë është i ngjashëm me atë në Sri Lanka dhe se aktorët janë të njëjtë.

Ai deklaroi se në vendin tonë po zhvillohet një projekt që synon falimentimin e vendit ndërsa përmendi rritjen e borxhit dhe aktor kryesor bën qeverinë, dhe George Soros.

“Sri Lanka filloi të rriste borxhin. Pra, tregon se paraja bëhet letër pa vlerë, zhvlerësohet monedha, inflacioni galopant prej borxhit.

Së dyti, në Shqipëri para 9 vitesh 64 për qind borxhi, sot 107 për qind. Skenari si i Sri Lankës.

Kush janë aktorët, në Sri Lanka, Soros, Ricardo Housman dhe Erion Veliaj, të njëjtët personazhe.

Veliaj ka 6 vite që ka futur taksën e ujit, tarifën e ka shumëfishuar. Në 2016 e futi për të siguruar ujë 24 orë, por s’ka asnjë zonë e Tiranës 24 orë. Ka 6 vjet që vjedh taksat.”-tha Malltezi.

Më tej ai shtoi se po vidhen paratë publike me inceneratorët ndërsa shtoi se çmimi i naftës u shtrenjtua me 80 për qind.

“Vetëm shtohen taksat, ndër vendet me çmimin më të lartë të naftës ndonëse ne këtu e prodhojmë. Shqiptarët po vidhen nga mafia e Soros, Veliaj dhe Rama. Me këto nivele borxhi, e pamundur të kesh një qeverisje normale për qytetarët.”-deklaroi Malltezi.

Zjarr Tv Ad