Abilekaj: Samiti në Tiranë afirmoi një autokrat të korruptuar, që po shkatërron demokracinë

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, duke komentuar Samitin e Procesit të Berlinit që u zhvillua sot në Tiranë, u shpreh se ky takim afirmoi një autokrat të korruptuar.

Në diskutimin e tij, Abilekaj u shpreh se, Edi Rama po shkatërron demokracinë në vend, dhe shqiptarët po gjendjen të vetëm përballë këtij fenomeni, pasi evropianët kanë mbyllur sytë.

‘Po ringjallet procesi i Berlinit, që na intereson të gjithë neve. Të thuash ditë e madhe që erdhën në Shqipëri, është relative. Çfarë ndryshimi ka që erdhën ata në Shqipëri. Po të shkonin në Shkup, çfarë do të ndodhte. Sa takime të nivelit të lartë janë bërë në Shkup dhe Ohër, disa herë. Nuk ka rëndësi pse u zgjodh Shqipëria.

Efekti real tek shqiptarët, është se çfarë solli ky takim. Deri tani ky takim ka sjellë vetëm një premtim shumë të madh që gjërat do të ndryshojnë, investimet do të shtohen dhe bashkëpunimi do të mbikëqyret më shumë nga BE-ja dhe jo si në Ballkanin e Hapur. Këto janë elementë që do të premtoheshin edhe sikur ky samit do të bëhej në Bruksel apo Shkup.

A ka ndonjë efekt elektoral, nuk ka në një vend ku s’ka zgjedhje. Nuk shqetësohemi ne nëse i rriti pikë Edi Ramës, apo jo. Efekti është i tillë, i jep pak optimizëm të përkohshëm në vend, por ajo që është më e keqja është se afirmon një autokrat të korruptuar.

Pra ky është në gjendje të bëjë një takim të madh, picat me kokën e vet, pra ky del si një lider i madh.

Ky njeri me mbështetjen perëndimore dhe me mbylljen e syve nga perëndimi dhe po na shkatërron demokracinë dhe po gjendemi vetëm përballë kësaj, ky shqetësim konfirmohet sot’, tha Enton Abilekaj në SYRI TV.

Zjarr Tv Ad