Bushati: Rama s’ka b**e të përmendi veriun e Kosovës dhe sulmin terrorist në Banjskë

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Andi Bushati është ndalur te një tjetër pikë gjatë Samitit të Procesit të Berlinit, ku kryeministri Edi Rama në fjalimin e tij foli për të gjitha ngjarjet e nxehta në botë por vetëm Kosovën nuk e përmendi.

I ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, Bushati theksoi se Rama nuk ka guxim ta përmendi veriun e Kosovës dhe sulmin terrorist që ndodhi në Banjskë.

Sipas Bushatit, në këtë samit u detyrua kancelari gjerman të merrte fjalën dhe të fliste për ngjarjet shqetësuese që ndodhen në veri të Kosovës.

Bushati: Ka një javë kulmi i propagandës, se sa lartë është ngjitur Shqipëria që po mbledh gjithë krerët e globit.

Sot kryeministri grek tha një gjë të tmerrshme për ne shqiptarët që sot po festojmë. Në dhjetor tha Greqia nëse Beleri nuk betohet vë veton për hapjen e kapitujve.

Pra festa e madhe që ne bëjmë prej 10 vitesh që u hapën negociata, në dhejtor mund të mbyllet arkivoli prap. Në këtë gjendje jemi, kaq kemi arsye për festë.

Flet kryeministri ynë në Samitin e Berlinit që trajton një çështje rajonale, flet për Ukrainën, flet për Izraelin, i bie Hamasit, i bie Rusisë dhe nuk ka b*le të përmendi veriun e Kosovës dhe sulmin terrorist që ndodhi në Banjskë dhe e merr fjalën kancelari gjerman dhe flet për ngjarjet shqetësuese që ndodhen në veri të Kosovës. Ka më kuptim festa? Apo a ka më kuptim kjo?

Me këto tregojmë jo që jemi një vend i vogël por një vend me brek nëpërkëmbë.

Zjarr Tv Ad