Abstenoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ahmetajt, Duka tregon arsyen

0
367
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Agron Duka ka abstenuar në Kuvend për miratimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj.

Duka thotë se ka abstenuar pasi është ende i paqartë në lidhje me procedurat ndërsa shtoi se abstenimi nuk është kundër. Mes tjerash ai shtoi se kushdo që ka përvetësuar para publike duhet të dënohet.

“Kam abstenuar sepse jam i paqartë. Sipas meje ministrat fajësohet për procedura, atëherë nuk duhet të konsiderohen politik por teknikë, gjë që është e pamundur.

Nga ana tjetër nëse Ahmetaj apo kushdo tjetër qoftë ai, ka përvetësuar para publike natyrisht duhet të dënohet. Mua më duket që po merr formë gjykimi për procedura dhe kjo sipas meje është gabim. Së fundmi abstenimi nuk është kundra”– tha ai për Euronews.

Zjarr Tv Ad