Abuzim me tenderët/ SPAK nis hetim pasuror për Rakim Sulin dhe Jorgo Goron

0
5
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pasuria e dy kryetarëve socialistë të dy prej bashkive më të njohura në vend, për shkak ‘zhurmës’ që mbartin në zgjedhje lokale, do të jetë objekt hetimi nga Prokuroria e Posaçme.

Rakip Suli, i cili prej më shumë se dy javësh është kthyer në një nga emrat më të lakuar për sa i përket punës hetimore, u tha se po hetohet për dy akuza, kallëzime që janë depozituar në SPAK nga qytetarët, ndërkohë që SPAK nuk kishte nisur asnjë hetim vetë për kryebashkiakun e Kamzës. Por gjatë kohës që po flitej për kallëzimet ndaj tij, u mësua se edhe Jorgo Goro, ishkryebashkiaku i Himarës ishte i kallëzuar për abuzime në tendera nga rivali i tij, duke e çuar kështu numrin në tre të kreybashkiakëve socialistë që SPAK duhej të gjurmonte dhe hetonte.

Përpos Sulit dhe Goros, ishte edhe Edison Memolla, i cili u mor nën hetim pas daljes së një materiali audio, ku ai kërkonte t`i paguheshin dritat një debitoreje në këmbim të dhënies së votave për të. Bëhej fjalë për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit ku Memolla fitoi dhe më 14 maj, ai sërish u rizgjodh dhe sërish mes shumë polemikave.

HETIMI PASUROR

Prokuroria e Posaçme ka nisur një hetim pasuror ndaj Rakip Sulit kryebashkiak i Kamzës dhe kolegut të tij të bashkisë së Himarës Jorgo Goro. Përveç hetimit penal për një sërë akuzash mes tyre dhe shpërdorimit të detyrës dhe shkeljes së barazisë në tendera prokuroria e posaçme i ka dërguar një kërkesë bankave të nivelit të dyte si dhe agjencisë së pronave të paluajtshme. SPAK me anë të materialeve të mbledhura do të verifikojë nëse dy kryebashkiakët të Himarës dhe Kamëz i justifikojnë pasuritë e tyre në burime të ligjshme. Kjo proce durë kërkon kohë për hetuesit e SPAK pasi vetëm pak ditë më parë pranë këtyre institucioneve janë nisur shkresat.

Rakip Suli u pyet të mërkurën nga prokuroria e posaçme teksa ka dëshmuar mbi kallëzimin e bërë një grup këshilltarësh për sa i përket dyshimeve me abuzimet me banesat sociale. Ndaj Sulit ka edhe një tjetër dyshim të SPAK atë të pastrimit të qytetit ku hetuesit i kanë kërkuar më shumë dokumente. Ndërsa kryebashkiaku në detyre Jorgo Goro po hetohet pas një kallëzimi të bërë nga Fredi Beleri. Ky i fundit i referohet auditimit të KLSH në bashkinë e Himarës për vitet 2019- 2021 ku sipas tij janë gjetur shkelje të ligjeve në procedurat e tenderimeve publike, mosmbledhjes së të ardhurave, mospasqyrimit të drejtë të të ardhurave dhe debive në buxhetin e bashkisë dhe në dhënien e lejeve të ndërtimit në kundërshtim me ligjin.

Zjarr Tv Ad