Abuzimet seksuale në shkolla, Ministrja në Kuvend: Ka shumë raste por kanë frikë të dalin

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Arsimit pranoi në kuvend se ka shumë raste të nxënësve të abuzuar seksualisht por fakti që ka pak denoncime e lidhi me median të cilën e akuzoi se po “riabuzon me ta” duke publikuar të dhëna që çojnë në atë që e quajti “riabuzim me viktimën”.

Ministrja nuk dha shifra konkrete duke u ndalur tek fenomeni dhe shoqëria, ndërkohë që një fjalim i tillë u mbajt këto ditë kur shoqëria vijon të jetë e tronditur nga historia e përdhunimit dhe shfrytëzimit seksual nga roja i shkollës një vajzë vetëm 15 vjeçe.

“E dini cfarë na kanë thënë të gjithë nxënësit që janë abuzuar seksualisht: Ju lutem na mbroni anonimatin. Na mbroni nga gazetarët se nuk duam të dalin në televizor. Ata kanë të drejtë të tregojnë historinë e tyre kur janë gati dhe jo në mënyrën grabitçare si media e raporton. Kam frikë se arsyeja pse nuk ka më shumë denoncime është frika se mund të përfundojnë detaje identifikuese në televizor.”

 Konteksti shoqëror, atë patrialkal  ku jetojmë

“Abuzimi po ndodh në një kontekst patrialkalizmi të thellë ku gratë dhe vajzat objektifikohen ndërsa burrat dhe djemtë po pritet një sjellje grabitqare dhe abuzuese. Më gjeni një grua që nuk është ngacmuar seksualisht nuk i është hedhur ndonjë fjalë në rrugëm punë apo shkollë me qëllim që të ofendohet turpërohet apo obejktifikohet.

Dhe përkundër faktit që ngacmim seksual është i dënueshëm me Kod Penal  nga 1-5 vite, burg për të rriturt apo deri 7 vite burg për të miturit dhe përkundër faktit se gjysma e popullatës janë ngacmuar seksualisht një herë në jetë prapë, prapë, prapë, kjo prakitikë vazhdon nga burrat dhe vazhdon të mos raportohet nga gratë. Ky kontekst mundëson dhunën ndaj grave dhe abuzimin seksual”

“ Keni dëgjuar për termin ‘krim pasioni’ si term që media e përdor shpesh për të raportuar për vrasjen e grave të tyre. Sepse po u vra një burrë është krim i rëndë por nëse vritet një grua nga parterni I saj të gjithë arsyen e con tek sjellja e gruas që ka kryer krimin. Menjëherë me tu përdorur këto lehtësohen rrethanat e vrasësit dhe u cohet porosi burrave po me ligj mund të dënoheni por shoqëria ju jep të drejtë mbi trupat e grave dhe vajzave.”

Hetim urgjent OJF te paguara nga buxheti i shtetit 

Ministrja i kërkoi OJF-ve të ndalin daljen në media ndërsa shtoi se do të nisë dhe një hetim urgjent administrativ

 OJF që merren me mbrojtjen e grave e fëmijëve ndërpritni menjëherë daljen në media me informacion identifikues për personat që duhet të mbroni. OJF që paguhen nga buxheti jonë apo shtetet donator për të mbrojtur gratë dhe fëmijët.

Tek lista organizata që na kishte shkruar ishte organizata partnere e Ministrisë së Shëndetësisë e  Mbrojtjes Sociale paguar nga buxheti i shtetit  për të denoncuar linjën e denoncimeve anunime të dhunës. Ata janë gjithmonë në dijeni, paraprakisht për rastet që denoncohen aty, por për  çfarëdo arsye informacioni nuk shkon tek institucionet shetërore të merren masat e nevojshme.

Kemi kërkuar hetim urgjent  adminsitrativ për protokollet që zbatohen nga OJF që paguhen nga buxheti i shtetit për të ofruar shërbim public për mbrojtjen e fëmijëve. 

Faji i medias? 

Ministrja e Arsimit nuk përmendi shifra por pranoi se ka dhe raste të tjera.

“AMA urgjentisht të marrë masa ndaj mediumit që kishte publikuar dëshminë policore.   Duhet të shqiptojë gjoba. Të mos presë nxitje nga ne por të merret me mbrojtjen e të miturve që abuzohen për së dyti nga mediat.

E dini cfarë na kanë thënë të gjithë nxënësit që janë abuzuar seksualisht: Ju lutem na mbroni anonimatin. Na mbroni nga gazetarët se nuk duam të dalin në televizor. Ata kanë të drejtë të tregojnë historinë e tyre kur janë gati dhe jo në mënyrën grabitçare si media e raporton. Kam frikë se arsyeja pse nuk ka më shumë denoncime është frika se mund të përfundojnë detaje identifikuese në televizor.”

Po ministrja a ka pergjegjesi?

Ministrja e Arsimit tha se ka përgjegjësi institucionale të ndryshojë kulturën në shkollë por nuk do të prononcohet asnjëherë për raste individuale.

Besa Shahini“Natyrisht  ne kemi përgjegjësi institucionale ta ndryshojmë kulturën në shkollë. Secili nga ju keni përgjegjësi individuale të ndryshoni kulturën në rethin tuaj.  Grupi i shoqatave na kishin nisur një email ku kërkonin që ministrja e arsimit të prononcohet për rastet individuale të abuzimit me të mitur. Dua të bëj një gjë të qartë. As sot as dje as kurrë përsa jam unë minister ministrja e Arsimit nuk do të prononcohet për rastet individuale të abuzumit sepse kjo po kontribuon në riabuzimin që po i bën viktimave duke diskutuar detajet a abuzimit dhe identifikuar ato.

Strukturat arsimore gjithmonë do flasin publikisht për fenomenin, do të marrin masat parandaluese dhe ndëshkuese, do të mbështesin fëmijët dhe të rinjtë me mjetet që u duhen në jetë për tu mbrojtur

Urdhri i psikologut të raportojë për trajnimet e psikologëve në shkolla. U kemi dërguar bashkive kriteret që do të plotësojnë rojet dhe stafi sanitar që na i sjellin në shkolla. Stafi që punon në shkollë duhet të jetë me integritet.” 

Investigimi
Ministrja deklaroi se para pandemise së bashku me Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kishin filluar një investigim serioz të të gjitha hallkave parandaluese dhe reaguese në këto raste. Per kete eshte ndërtuar një platformë “për të cilën do të kërkoj ri-buxhetim dhe do e sjellim në parlament, dhe na duhet edhe mbështetja juaj, në mënyrë që të përmirësojmë gjithë këtë sistem.”

“Ne si MASR, kemi vendosur të dyfishojmë numrin e psikologëve dhe punonjësve social nëpër shkolla, dhe të nisim një fushatë informuese për nxënësit për të drejtat e tyre se si i mbron rregullorja e arsimit parauniversitar, ashtu dhe kodi penal.

Por dua të përsëris, KJO NUK MJAFTON! Nëse duam të parandalojmë ngacmimin, abuzimin, dhunën dhe diskriminimin e fëmijëve, grave dhe grupeve të brishta, duhet që secili nga ne të punojë për të luftuar sistemin patriarkal që denigron grupet e brishta dhe mundëson abuzimin” u shpreh ministrja.

Zjarr Tv Ad