Abuzohet seksualisht nga 16 persona e mitura nga Kavaja

0
530
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha një ditë më parë denoncoi faktin se një vajzë 13-vjeçare ishte abuzuar seksualisht në Kavajë ndërsa policia fshehu ngjarjen.

Një vajzë 13-vjeçare ishte abuzuar seksualisht në grup jo nga 8 djem por nga plot 16 persona.

Këtë gjë e kanë denoncuar disa nxënës në redaksinë e JOQ, ku 14 prej tyre studionin në shkollën “Rilindja” dhe 2 të tjerë ishin gjimnazist.

Sipas denoncuesve, e mitura nuk e kishte denoncuar ngjarjen pasi djemtë e kërcënonin me publikimin e një video intime mes saj dhe të dashurit në rrjetet sociale, apo dhe tek prindërit e saj.

Vajza nga frika detyrohej të duronte abuzimet në grup për dy muaj rresht.

Kjo ngjarje është mbajtur e fshehur nga të gjitha instancat dhe nga drejtoresha e Zyrës Arsimore të Kavajës .

“Përdhunohet nxënësja, fshihet krimi! Ndaj përdhunuesve nuk merret asnjë masë anëtarësohen në FRESSH-in kanabist. Lexoni mesazhet e qytetarëve dixhitalë!”, shkruan ndër të tjera ish-kryeministri.

Postimi i plotë i Berishës

Perdhunohet nxenesja, fshihet krimi!

Ndaj perdhunuesve nuk merret asnje mase, anetaresohen ne FRESSHin kanabist.

Lexoni mesazhet e qytetareve dixhital! sb

Doktor pershendetje. Jam nje zonje nga kavaja. Dua te denoncoj menyren flagrante se si drejton sot ZA e kavajes zonja Sonila Peza. Prej 2 muajsh ne shkollen 9 vjecare rilindja 8 nxenes te asaj shkolle kane perdhunuar nje vajze. ZA dhe drejtoresha e saj nuk kane mare asnje mase per kete skandal. Kemi frike te cojm femijet ne shkolle . Kto jane drejtoreshat e shkollave te rilindjes. Ju lutem publikojeni.

Përshëndetje doktor Berisha. Në shkollën 9-vjeçare “Rilindja “Kavajë perpara 1 muaji u perdhunua nga një grup prej 8 djemsh një vajzë 13 vjeçare. Kjo ngjarje është mbajtur e fshehte nga te gjithë instancat. E gjithë qyteti e di .Respekte. Ju lutem anonim pasi ju e dini sh mirë se çfarë ndodh më pas.

 

Zjarr Tv Ad