Administrata urdhërohet të dalë në rrugë? Mesazhi para ceremonisë së Ramës për Florian Markun

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se sot në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do të zhvillohet një ceremoni nderimi për kampionin e boksit Florian Marku. Ky i fundit, dy ditë më parë u ndesh në “Air Albania” dhe fitoi, duke mbetur i pamposhtur në kategorinë e tij prej 13 ndeshjesh.

“Nesër, 27 gusht ora 11:00, nderojmë një tjetër krenari kuqezi, kampionin që po e ngjit flamurin shqiptar në majën e botës, Florian Markun dhe kush dëshiron e ka mundësi të na bashkohet është i mirëpritur”, shkroi Rama, duke lënë të kuptohet se Marku do të nderohet njëlloj si Luiza Gega.

Por një mesazh i publikuar në disa media, tregon se Administrata shtetërore është urdhëruar të vihet në rresht sot në orën 11:00.

“Pjesëmarrja e padiskutueshme”, thuhet ndër të tjera në të, por nuk dihet sa i vërtetë është ai, pasi nuk ka as emër dhe as kohën e dërgimit.

“Nesër me urdhër të Drejtoreshës së përgjithshme, në ora 11:00, të gjithë do të jeni prezent te trotuari poshtë dy kullave binjake, në bulevard, me qëllim pjesëmarrjen në ceremoninë për nder të Florian Markut. Pjesëmarrja, e padiskutueshme”, thuhet në mesazh.

Zjarr Tv Ad