Edi Rama quan qesharake historinë e spiunazhit në Gramsh

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama i cilësoi qesharake pretendimet se tre të arrestuar me akuza spiunazhi nga Prokuroria e Elbasanit, ishin duke bërë këtë në uzinën e Gramshit. Rama e bëri deklaratën të enjten gjatë konferencës për shtyp me Xavier Bettel kryeministër i Luksemburgut.

“Të thuash se po bëjnë spiunazh duke fotografuar ato mbetje arkeologjike të komunizmit është qesharake”, tha kryeministri, ndërsa e cilësoi ish-uzinën edhe si Shpk e falimentuar, të cilës i ishin prerë dritat pasi nuk paguante dot faturën.

Megjithatë duke iu referuar arrestimit të 23-vjeçarit rus Mikhail Zorin, 24 vjeçarit ukrainas, Fedir Alpatov dhe 33-vjeçares Svetlana Timoveefa, blogere ruse e njohur gjithashtu si Lana Sator, Rama tha se duhej të hetoheshin qëllimet e tyre.

Por ndryshe nga qëndrimi i Ramës, kreu i prokurorisë së Elbasanit Kreshnik Ajazi beson se të arrestuarit duhet të qëndrojnë në qeli bazuar në dyshimet se janë angazhuar në spiunazh. “Nga pyetja e tyre deri në këtë fazë të hetimit ka rezultuar baza e arsyeshme e të dhënave që krijon dyshimin e bazuar në prova se kanë ardhur në Shqipëri me mision, të rekrutuar nga shërbimet e inteligjencës ruse me detyra të përcaktuara,” thuhet në kërkesën për masë sigurie të Prokurorisë së Elbasanit.

Të afërm dhe familjarë të arrestuarve kanë kundërshtuar pretendimet e prokurorisë të ngritura mbi materiale që kjo e fundit thotë se janë sekrete. “Ajo është një fotografe e apasionuar me vendet e braktisura dhe të rrënuara, nuk është një spiune,” i tha BIRN Maria Passer, një bashkëudhëtare e Svetlana Timofeeva, në një bisedë telefonike. Babai i Mikhail Zorin i cilësoi akuzat një “keqkuptim monstruoz”. /BIRN

Zjarr Tv Ad