Admir Murataj/ Nga arratisja në burgun e Trikalas deri në ekzekutimin në Rinas

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Admir Murataj, personi që mbeti i vrarë pas grabitjes së fundit në Rinas ka një listë të gjatë me precedentë të theksuar penal në fushën e grabitjes dhe jo vetëm.

Ai akuzohet për disa vjedhjes bankash në bashkëpunim, prodhim e mbajte pa leje të armëve luftarake në formën e grupit të strukturuar, krijimin dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Ai ka qenë organizatori kryesor i grabitjes së tre bankave fillimisht në shkurt të 2015 tek Stacioni i Trenit në Tiranë.

Tre persona të maskuar vodhën paratë në një bankë të nivelit të dytë në momentin që sapo kishin dalë për tu transportuar drejt Rinasit. Po në vitin 2015 në muajin dhjetor në aksin Qafë Kashar -Rinas u vodh me armë një furgon i blinduar i një shoqërie private që transportonte një vlerë të konsiderueshme parash.

Mekanizmi i grabitjes ishte me pritë në mes të rrugës të makinës dhe kanosën punonjësit që bënin shoqërimin e parave.

Në një tjetër ngjarje të ngjashme, këtë herë në shkurt të 2017 ku sërish ishte Admir Murataj që mbajtur edhe mbiemrin Nikaj u grabitën dy automjete të blinduara që po transportonin para për ti dërguar jashtë vendit përmes aeroportit të Rinasit.

Admir Murataj ishte në kërkim edhe nga autoritet greke pasi 6 vite më parë u arratis nga burgu i Trikalas, ku vuante dënimin për vjedhje, vrasje dhe plagosje. Madje në dosjen e shtetit grek thuhet se ai ka përdorur 15 identitete të ndryshme ndërsa posedonte edhe një dokument si punonjës i policisë së Fushë Krujës.

Duke përdorur këto teknika, prej vitesh ai arriti që t’i shpëtojë kapjes nga policia.

Gjatë një kontrolli policor në banesën e tij në Qafë Kashar u vu re se ambientet survejoheshin nga një sistem i sofistikuar kamerash sigurie.

 

Zjarr Tv Ad