Adriatik Dosti shpërthen ndaj Ramës: Njeriu i errësirës veç errësirë mund të sjellë/ Nxjerr Kimeten, Belindën dhe Tigrin se do ta shndërrojë vendin në një superfuqi energjitike…

0
345
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Adriatik Riza Dosti:

Njeriu i erresires…. Normal qe njeriu i erresires vec erresire mund te sjelle e kurrgje tjeter ! Dy dite me pare pasi nxorri Belinden e Kimeten per te na mbushur mendjen qe Skavica qe do ndertojne amerikanet e qe koston nja 500 milion dollare… doli e foli edhe vete e u beri me dije shqiptareve se pikerisht Skavica do te jete shpetimi i Shqiperise e do ta shnderroje vendin ne nje superfuqi energjitike ne Europe [???]… Nje jave me pare nxorri Tigrin -Ahmetaj e ju dha ”sihariqin ” shqiptareve se vendi i tyre renditet nder te paret ne Europe persa i perket rritjes ekonomike me 18 % etj etj pallavra te kesaj natyre e kinezerira te shekullit te 21 qe ua servirin shqiptareve banditet e Edvinit tek i marrin thjesht per budallenj …e teksa keta te fundit zyrtarisht renditen ende nder vendet me te varfera te kontinentit…. E sot ja tek del si i Bukri – Shejtan…ne nje konference shtypi te jashtzakonshme dhe plas bomben e frikeshme…Shqiperia rrezikon te perballet me nje krize energjitike te rende , me pasoja te gjithaneshme e ndaj dhe prisni cmime marramendese etj etj…

E lidh kete ”haber” te tij per shqiptaret me gjoja krizen boterore energjitike qe ka perfshire krejt ballkanin, Europen e boten…e nderkohe deri me sot asnje president, kryeminister a minister i fushes ne fjale prej asnje vendi europian, boteror e vecmas edhe ballkanik nuk ka dale t’i beje vendit e popullit te vet nje njoftim te tille te cmendur e me pasoja te renda per te nesermen…sic jua beri sot i papergjegjeshmi Rama bashkekombasve te tij… Dhe tani ju te ”iluminuarit” qe i besuat dhe e votuat per nje mandat te trete qe normalisht perbeni gjysmen e mbi 1 milion votuesve te 25 prillit te 2021 …dilni e thuajuani gjysmes tjeter qe votuan kunder njeriut te erresires…me cfare morali do t’u duhet ta mbani serisht mbi shpine edhe per 4 vitet ne vijim nje te cmendur te tille…c’kusur ju kane ata shqiptare qe me te drejte kane vite qe po kerkojne rrezimin e largimin e tij e te bandes se tij antinjerezore e antishqiptare …

Dhe kulmi eshte se pasi u jep Mandaten shqiptareve ne kete prag Dimri …merr me vete edhe nje nga ato Ministret e veta [ pa burre sigurisht] …e kercet e iken per vizite ne Spanje [???]… Por Lepuri fle gjetiu…pasi me paralajmerimin e kesaj ”krize energjitike boterore” qe do preke rende Shqiperine Rama me nje gur kerkon te v*rase 2 zogj…se pari me faturat e kripura qe do u vijne nga sot e mbrapa shqiptareve mblidhen shpejt aq para sa Rama ta shlyeje borxhin e mbi 130 milion eurove ndaj Bechetit …dhe se dyti ai po kerkon te gjeje nje justifikim e te perligje ndertimin e Skavices ne nje zone ku preken e demtohen mjaft rende ekologjia, flora e fauna e zones…por mbi te gjitha rrafshohen qindra mijera prona, shtepi e mbeten ne Qiell te hapur e pa shepi mijera fshatare te asaj ane…e ku demet jane shume here me te medhaja se sa perfitimet e cfaredollojeshme…

Ju rriti cmimin e karburanteve…me pas edhe ate te bukes…e tani ju paralajmeron edhe per Erresiren… dhe ju serisht Squk…dhe normalisht qe ai eshte teper i sakte kur s’rresht se theni se prisni – prisni se s’keni pare gje akoma… A i therrisni mendjes e logjikes me te thjeshte ne bote o shqiptare …dhe a me gjeni nje vend tjeter te dyte jo ne ballkan e ne Europe por ne bote qe me vetem 28 mije km/ katrore , me nje popullsi prej 2 milion e gjysem banore …me 2 Dete, mbi 20 Lumenj , 4 Liqene e burime ujore pa fund edhe sot e kesaj dite ne dhjete vjecarin e trete te shekullit te 20 te jete ende ne erresire , pa drite, pa uje , pa buke , pa nje shtet e qeveri qe t’u siguroje minimumi kushtet per te jetuar si njerez normale te kesaj bote… ndaj dhe ikja nga syte kembet prej Atdheut tuaj sa te keni njeriun e Erresires ne krye veshtire se do kete te ndalur …fatkeqesisht ! Dhe dhimbshem Shqiperi vargjet e poemes se Nolit …Anes Lumenjve … shkruar 80 vjet me pare…dritherimshem per ty sot jane serish me aktuale se kurre…. Prane Drites i pa pare… …prane Lumit i pa lare… Prane sofres i pa ngrene… …prane dijes i pa nxene… No Comment ! A.R.DOSTI

Zjarr Tv Ad