Afera, Shehaj-Ramës: Trego kush do investojë në Portin e Durrësit! Emaar s’është asgjëkundi

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Agron Shehaj, në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv deklaroi se nuk dihet kush janë pronarët që do investojnë tek projekti i Portit të Durrësit.

Sipas tij qeveria po mashtron ndërsa shtoi se kryeministri Edi Rama prej disa vitesh ka gënjyer opinionin publik se do të investojë Emaar.

Një ministre tha sot se një nga palët, kompania Eagle e krijua një vit më parë dhe një tjetër, kur u pyet qeveria se kush janë pronarët, njëra ministre tha kjo është sekret, tjetra tha se ne i kemi thënë të gjitha.

Problemi është a po thonë të vërtetën apo jo. Rama ka 3 vjet që gënjen opinionin publik se do investojë Emaar. Kur vjen puna pak javë më parë, dorëzoi marrëveshjen por Emaar nuk ekziston asgjëkundi.”-tha Shehaj.

Deputeti demokrat u shpreh se po jetojmë në një vend ku në 4 vitet e fundit renditja e Shqipërisë për korrupsionin është alarmante.

“Afera më e madhe u bë kjo, por para kësaj ishte ajo e inceneratorëve. Dhjetëra zyrtarë në kërkim, deputetë në burg. Kemi dhe këtu kompani offshore. Skandali më i madh është që drejtësia nuk vepron dhe Zoto e Mërtiri vijojnë të paguhen.”-tha Shehaj.

Zjarr Tv Ad