Afganët e Soros me Gucci dhe Chanel në hotelin luksoz, të tjerët në “Qytetin Studenti”…

0
3468
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prej dy ditësh Shqipëria ka nisur pritjen e refugjatëve afganë, që ia kanë dalë të largohen nga Afganistani, duke shpëtuar nga talebanët dhe situata e krijuar atje. Mes kamerave, pritjes ceremoniale të ambasadores Yuri Kim, Ministres Olta Xhaçka dhe Kryeministrit Edi Rama, 275 afganë tashmë janë të sigurtë, dhe ky është një lajm shumë i mirë.

Por ajo që ka kaluar pa u kuptuar edhe në këtë rast, është diferencimi mes të barabartëve si shprehje e formës së pushtetit ku vendos vetëm një njeri. 

Grupi i parë i afganëve prej 121 afganë u strehuan në një resort luksoz tek Mali i Robit në Kavajë. Të nisur nga Tbilisi i Gjeorgjisë, grupi prej 121 afganë bashkë me familjet e tyre, ishin punonjës në Afganistan të Fondacionit të Sorosit “Shoqëria e Hapur”. Siç e do edhe zakoni, kryeministri shkoi edhe në mbrëmje, ku fëmijëve afganë u dhuroi lodra. Mediat sociale nuk lanë pa pikasur faktin se refugjatet e vendosura aty, mbanin veshur marka të njohura si Gucci dhe Chanel. Mund të jenë false? Ndoshta, por dihet se korrupsioni masiv i OJF-ve në Afganistan, është nënvizuar nga shumë raporte ndërkombëtare.

Në mbrëmje, në Shqipëri mbërriti grupi i dytë i afganëve. Aktivistë dhe qytetarë u pritën nga treshja Kim-Xhaçka-Rama dhe menjëherë u dërguan në ambientet e konvikteve në Qytet Studenti. 

“Shtëpia e shqiptarëve është e mikut dhe Zotit”, citoi Edi Rama Kanunin e Lekë Dukagjinit 3 netë më parë në CNN. Por kur shohim këto pamje, vëmë në dyshim citimin, shkruan Dosja. A u pritën afganët me Kanunin e Lekë Dukagjinit apo me atë të Edi Ramës? Pse grupi që ka punuar për Fondacionin e Soros u çua në hotel luksi dhe të tjerët në konvikte? Kush e ndau se kush janë më të rëndësishëm, më të rrezikuar, më të pasur apo më të varfër? A ka një strategji të vendosjes së afganëve në Shqipëri në bazë të komunitetit përreth zonës ku ata vendosen?

Zjarr Tv Ad