Agron Duka: Nuk bëhemi pjesë e garës nëse opozita del me më shumë se dy kandidatë, ja çfarë synojmë

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu  i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka deklaruar se nuk do të bëhen pjesë e garës në zgjjdhjet lokale, nëse opozita del me më shumë se dy kandidatë. Duka u shpreh në një intervistë në “Euroneës Albania” se nuk duan që të bëhen pjesë e përçarjes së opozitës, ndërsa theksoi se qëllimi i tyre kryesor janë këshillat bashkiakë.

“Qëllimi jonë kryesorë  janë këshillat bashkiakë. Nëse do të gjendet forma e bashkëpunimit dhe Partia e Lirisë do të ketë kandidatë tjetër. Ajo që na bashkon ne është mundja e kandidatit që kemi përballë. Bardhi duket shumë bashkëpunues dhe I gatshëm për të gjetur një zgjidhje.

Ne s’kemi potencial as energji dhe as qëllim që të nxjerrim një kandidat të tretë. S’duam kurrë të bëhemi pjesë e përçarjes së opozitës, sepse ajo boll vuan nga ajo që ne vetë kemi bërë. Nuk shoh asnjë lloj arsye që ne të mund të bëhemi pjesë e garës nëse dalin më shumë se dy kandidatë”, u shpreh Duka.

Zjarr Tv Ad