Agron Duka: Pushteti nuk po çon për skrap tepsinë por Shqipërinë

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Auditimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit kanë zbuluar 1.7 miliardë euro dëme të shkaktuara vitin e shkuar në financat e shtetit. Me sa duket, 2018-a nuk ka qenë viti i heroit tonë kombëtar, por viti i babëzisë.
Kjo është një tjetër ‘shuplakë’ ndaj qeverisë, e cila vjen fill pas publikimit të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, në të cilin flitet për korrupsion në të gjitha nivelet e qeverisjes.
Këto fakte dëshmojnë jo vetëm papërgjegjshmërinë e thellë në menaxhimin e gjësë publike, por edhe hipokrizinë e retorikës së timonit dhe tepsisë. Edhe pse janë të vetëm në pushtet, po prodhojnë më shumë dëme ekonomike dhe financiare; edhe pse janë të vetëm në pushtet, nuk po çojnë për skrap tepsinë, por Shqipërinë.

 

Zjarr Tv Ad