Jorida Tabaku: Qeveria e Edi Ramës, kampione e korrupsionit

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputetja e PD Jorida Tabaku përmes një deklarate për mediat tha se qeveria e Edi Ramës është kampione e korrupsionit. Tabaku përmendi shifra që tregojnë korrupsionin qeveritar.

“Qeveria e Edi Ramës është kampione e korrupsionit. Janë shpenzuar në tendera miliona euro të shqiptarëve. Një në 3 kompani fiton tendera në mënyrë abuzive. Katër deputetë kanë fituar 410 tendera publikë. Koncesionet për iniciatorët kanë shkuar për miqtë e Edi Ramës dhe të qeverisë. Tenderi në Unazë ishte një skandal më vete, e bërë me letra false, ndërsa shpenzimet për pak metra rrugë janë marramendëse”, tha Tabaku.

Jorida Tabaku theksoi se korrupsionin endemik të qeverisë së Ramës e tregojnë qartë raportet ndërkombëtare. Ajo tha se korrupsioni i madh në vend bën që imazhi i Shqipërisë të nxihet në arenën europiane dhe atë botërore.

“Korrupsioni endemik dhe galopant, dhënia e tenderave për miqtë, bën që shqiptarët të ikin nga sytë këmbët. Ata po ikin, sepse taksat e shqiptarëve vidhen me koncesione e tendera korruptivë. Kjo qeveri vjedh taksat e shqiptarëve në dritë për diell. Kjo qeverisje blen edhe votat me paratë e krimit, duke degdisur shqiptarët në një gjendje të mjerë”, deklaroi Tabaku, ish-deputete e Partisë Demokratike.

Zjarr Tv Ad