Agron Kapllanaj flet për marrdhënien me Berishën: E kam pasur shumë përzemër por ai më vendosi….

0
697
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas dështimit të negociatave për një kandidat , Partia Demokratike zyrtare ka nisur fazën e ristrukturimit te saj dhe përzgjedhjes së kandidatëve për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Agron Kapllanaj i mbështetur nga grupimi i Alibeajt ka konfirmuar kandidaturen për kryetar bashkie në Mallakastër edhe kete te shtune është prezantuar zyrtarisht para strukturave.
Në fjalen e tij Enkelejd Alibeaj eshte shprehur se misioni i perbashket i demokrateve eshte t’ia kthejne qeverisjen vendore qytetareve dhe ky mision fillon sot nga Mallakastra.

Ndërkohë Kapllanaj u është përgjigjur akuzave të Berishës si ai bashkëpunon me kryeministrin Edi Rama një fjalë të urtë popullore. Por shtoi se sulmet vijnë pasi ai nuk iu bashkua nismës së Berishës.

“Demokratët e Mallakastrës janë të bashkuar. Pema që ka kokrra gjuhet thotë populli, sa kohë nuk i jam bashkar nismës së Berishës, dhe ai nuk e ka pritur mirë. Dy rrugë ka me Sali Berishën, o mik o armik . Berishën e kam pasur përzemër, edhe ai. Më ka vënë një epitet të pamerituar.”,  tha Kapllanaj.

Zjarr Tv Ad