Agron Shehaj largohet nga PD: Do qëndroj i pavarur, ja biseda me Berishën

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj ka njoftuar largimin nga kjo forcë politike. Vendimin e marrë, Shehaj, e njoftoi në studion e emisionit “Opinion” mbrëmjen e sotme.

“Është e vërtetë që nuk kam qenë aktiv. Nuk ka asnjë hatëmbetje. Nuk ka asnjë zënie. Unë e mendoj ndryshe. Nuk jam dakord me vendimet që janë marrë këto kohë. Ne dolëm me një rezultat nga zgjedhjet lokale ku humbën bashkitë më të mëdha. Ka një mungesë shprese dhe besimi nga ana e votuesve tanë. Ajo që unë propozoj është që ne të japim zgjidhje. Ne nuk duhet të bëjmë sikur nuk shohim. Mendoj që ne duhet t’i japim elektoratit një alternativë të besueshme. Nuk bëhet fjalë për PD-në e Bashës.

Në këto momente nuk do ketë parti të re. Unë nuk jam pjesë e grupit parlamentar, jam përjashtuar. Gazment Bardhi më ka përjashtuar. Nuk i jam bashkuar mbledhjeve që ju përmendni, kam preferuar që të mos jem pjesë. Njerëzit te opozita nuk shikojnë shpresë sepse ka një ngërç dhe nuk besoj se jemi alternativë në zgjedhjet e ardhshme. Unë propozoj që ne duhet të ndërtojmë një alternativë të besueshme të bënim një rinovim total, të bëhej një rinovim. Në momentin që kam vendosur që të mos jem më pjesë e PD, nuk pres tani që të rinovohet. Duhen figura të reja”,-tha Shehaj.

Zjarr Tv Ad