Aksident afër Kryeministrisë, makina përfundon në trotuar, përplas një çift të rinjsh

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të diele pranë godinës së Kryeministrisë në Tiranë.

Mësohet se drejtuesi i një automjeti tip “Mercedes Benz” ka humbur kontrolli dhe ka përfunduar bashkë me automjet në trotuar, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Bëhet fjalë për një çift të cilët janë transportuar me urgjencë në spital. Vajza ndodhet në gjendje të rëndë për jetën dhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në spitalin e Traumës.

Raportohet se në automjetin tip “Mercedes Benz” udhëtonin dy djem. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Zjarr Tv Ad