Aksident fatal në Kavajë, ka viktima

0
206
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pasdien e kësaj të shtune në rrugën dytësore “Kavajë-Mali i Robit”, Kavajë.

Paraprakisht mësohet se një mjet me drejtues shtetasin S. K., 29 vjeç, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi Y. L., rreth 80 vjeç. Si pasojë i moshuari ka ndërruarr jetë.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkakun e këtij aksidenti.

Kavajë/Informacion paraprak:

Rreth orës 14:10, në rrugën dytësore “Kavajë-Mali i Robit”, automjeti me drejtues shtetasin S. K., 29 vjeç, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi Y. L., rreth 80 vjeç.

Nga përplasja shtetasi Y. L. ka humbur jetën, ndërsa 29-vjeçari është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkakun e këtij aksidenti.

Zjarr Tv Ad