Aksident i rëndë/ Makina përplas për vdekje gruan që po kalonte rrugën, shoferi largohet nga vendngjarja

0
93
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja u regjistrua pranë mbikalimit të Patokut në autostradën Mamurras-Milot, ku një grua është përplasur për vdekje, nga një automjet, shoferi i të cilit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Korrespondenti i Panorama raporton se viktima dyshohet se i ka prerë rrugën makinës gjatë kalimit nga njëri krah i rrugës në tjetrin.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për të identifikuar viktimën, por edhe të shoferit, i cili është larguar pas aksidentit.

Zjarr Tv Ad