Aksident i rëndë në Vorë,humb jetën një person

0
143
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident është regjistruar këtë mesditë në Vorë.

Makina me drejtues shtetasin H.S., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen.Për pasojë shoferi ka mbetur i lënduar, ndërsa ka ndërruar jetë pasagjeri që udhëtonte në mjet, një 80 vjeçar, me iniciale S.S, që mendohet se është i ati i drejtuesit të mjetit.

Informacion paraprak i policisë:

Në fshatin Gjokaj, Vorë, shtetasi H. S., ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe përplasur me trafikndarësen.

Për pasojë kanë marrë dëmtime drejtuesi i mjetit shtetasi H. S, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve dhe pasagjeri në mjet shtetasi S. S., rreth 80 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Zjarr Tv Ad