Aksident në Fier, tre makina përplasen me njëra-tjetrën, drejtuesit përfundojnë në spital

0
102
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga aksidenti nuk ka të lënduar rëndë, por drejtuesit e mjeteve kanë shkuar për të bërë kontrollet mjekësore në Spitalin rajonal të Fierit. Nga aksidenti janë dëmtuar tre automjete dy “Toyota” dhe një “Opel”.

Si pasojë e përplasjes së mjeteve në këtë aks rrugor u krijua trafik në të dy senset e saj. Policia ka kryer veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet e aksidentit.Ky është një aks me fluks automjetesh, pasi lidh Fierin me Levanin e më pas me të gjithë jugun e vendit.

 

Zjarr Tv Ad