“Do thoni prapë që i kam numëruar lopët gabim?”, Braçe kritika qeverisë për kompesimin e materialeve të ndërtimit: Po për rrogat e punëtorisë keni menduar?

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Erion Braçe e ka quajtur të drejtë aktin normativ të qeverisë për kompesimin e kompanive të ndërtimit, me kushtin që përfitues të mos jenë kompani që kanë fituar 99.9% të vlerës së tenderit, apo që të mos kenë detyrime të prapambetura ndaj institucioneve shtetërore.

Braçe nga ana tjetër vuri theksin edhe te nevoja që paratë që përfitojnë kompanitë të shkojnë dhe për rritjen e rrogave të punëtorëve, që sipas tij kanë mbetur të pandryshuara nga dy vite më parë, pavarësisht rritjes së inflacionit.

“Që ne jemi në situatë të vështirë këtë se mohon askush, më tregoni një vend tjetër që nuk është nën presionin e inflacionit. Shqipëria ka pasur edhe situata të tjera të vështira, në Shqipëri pati edhe në 2011 një situatë të vështirë, por çfarë bëtë ju? Rritët paga e pensione? Jo, madje i vutë kompanitë në rresht, vutë në rrezik sistemin financiar të vendit. Bëtë ndonjë paketë ju në këto vite? Zero asgjë.

Ky akt normativ është që të mos i vendosim në rrezik likuiditeti kompanitë, po ju japim paratë e taksave për të paguar detyrimet që kanë përkundrejt interesit publik. Procesi padyshim që ka më shumë nevojë për proces, është detyrim për mijëra njerëz në nevojë, duhet të jetë i qartë çdo afat, çdo vlerë, duhet një akt tjetër ligjor që të bëjë transparenc.

Për mua kompani që kanë fituar një tender me 99.9% të vlerës nuk duhen kompesuar, kompani me detyrime nuk duhen kompesuar, kompani të përfshirë në mashtrime nuk duhen kompesuar. Po për rrogat e punëtorëve do paguajmë ne më shtrenjtë? Apo do i paguajmë akoma me rrogat e 2020-tës. Për një mjeshtër që ka lënë vendin, po punëtorinë do ta paguajmë ne? Kemi nevojë për punëtorë dhe punëtorinë, për fat të keq politikat e Gjermanisë dhe Italisë janë një hap para nesh”, tha Braçe.

Deputeti u ndal më tej edhe te sektori i Bujqësisë, që sipas tij pavarësisht rritjes ekonomike me 5% nuk ka përfituar asgjë më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Braçe u ndal dhe te replikat në distancë me Ramën për numrin e lopëve, duke thënë se në shifrat që diskuton, i referohet të dhënave të vetë INSTAT.

Sipas Braçes është urgjente nevoja e një burse për Bujqësinë, në mënyrë që grumbulluesit të mos jenë përfituesit më të mëdhenj, duke bërë që bujqit të shndërrohen në skllevër të tokave të tyre.

“Çfarë do të thoni tani që i ka numëruar gabim Erioni, se nuk ka numëruar lopët, dhe e bënë për të vënë në siklet qeverinë. Por e dini që sektori i Bujqësisë nuk ka fituar asgjë nga rritja ekonomike, Turit iu poq shalqini, e dini sa është çmimi, 10 lekë dje në darkë, e dini me sa shitet shalqini jashtë? Me 38 cent, shkon dhe i shet vetes brenda një dite, vazhdon ditën tjetër dhe ia shet sërish vetes në Kosovë, duke prishur tregun.

Çfarë do të vazhdojmë? Do të kompesojmë duke harruar sektorin më të gjerë të ekonomisë së vendit, është një tmerr ajo që po ndodh me grumbulluesit. Në kartel po imponohen çmimet, në kthim shoferët sjellin dhe paratë që i marrin në xhep grumbulluesit, duhet bursa e bujqësisë, do ta vazhdoj ta përsëris këtë në çdo seancë, duhet kthyer konkurenca në treg, duhet vendosur kontroll, që bujqit të mos jenë më skllevër. 0.001% kaq është rritja për bujqit në këtë tremujor krahasuar me një vit më parë’, u shpreh Braçe.

Zjarr Tv Ad