Aksident në Ksamil/ Makina përplas motoçikletën që drejtohej nga një 16-vjeçar! Dy persona dërgohen me urgjencë në spital

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në hyrje të Ksamilit. Policia bën me dije se një automjet ka përplasur një motoçikletë të drejtuar nga një 16-vjeçar.

Për pasojë kanë mbetur të lënduar ky i fundit bashkë me pasagjerin 9-vjeç. Ata janë dërguar në spitalin e Sarandës ku po marrin ndihmën e parë mjekësore ndërkohë që drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga policia.

“Rreth orës 13:00, në hyrje të Ksamilit, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin E. M., 33 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin
A. R., 16 vjeç. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri 9 vjeç, të cilët janë transportuar në spitalin e Sarandës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit shtetasi E. M, u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Zjarr Tv Ad