Përfundon Maratona e Tiranës! Njihuni me triumfuesit për secilën kategori! Veliaj: I lumtur që shumica e fituesve janë nga Ukraina

0
220
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përfundon edicioni i gjashtë i Maratonës së Tiranës, eventi më i madh sportiv në vend. Në garën e sotme morën pjesë rreth 2500 vrapues nga e gjithë bota. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shpërndau çmimet për kategorinë “Marathon 42 K”. Veliaj tha se është i lumtur që çmimet e para këtë vit shkuan më së shumti për atletët ukrainas.

“Jam shumë i lumtur që sot patëm në ditë fantastike, kartolina më e bukur e Tiranës. Tirana pozitive, Tirana e mirë, e dashur, Tirana mirëkuptuese për të gjithë dhe jam posaçërisht i lumtur që shumica e çmimeve sot kanë shkuar për atletët nga Ukraina. Slava Ukraini! Faleminderit të gjithëve që zgjodhën këtë kauzë e të gjithë ata që nuk pranojnë, që në Evropë të ketë luftë, konflikt, që në Evropë të ketë inflacion e çmime që shkojnë fiu, prej një psikopatie të një diktatori.

Një superduartrokitje për të gjithë pjesëmarrësit por sidomos për vëllezërit e motrat nga Ukraina. Faleminderit të gjithëve. Faleminderit të gjithëve nga zemra dhe dua të dëgjoj gjithë entuziazmin tuaj, për ditën më të bukur të Tiranës në vitin e rinisë dhe me shpresë vitin tjetër kryeqyteti evropian i sportit.

Faleminderit nga zemra!”, u shpreh Veliaj.

Më poshtë fituesit për secilën kategori të edicionit të gjashtë të “Maratonës së Tiranës”.

Në kategorinë Marathon 42 K tre vendet e para janë si më poshtë:

Fituesit – Meshkuj

Vendi i parë: Bogdan Semenovych

Vendi i dytë: Dario Ivanovski

Vendi i tretë: Vitalii Kuznetsov

Fituesit – Femra

Vendi i parë: Valentyna Veretska

Vendi i dytë: Natalia Semenovych

Vendi i tretë: Biljana Kiradijeva

Në kategorinë Half Marathon 21 K tre vendet e para janë si më poshtë:

Fituesit – Meshkuj

Vendi i parë: Dmytro Didovodiuk

Vendi i dytë: Tirron Mamusha

Vendi i tretë: Mazerski Bartosj

Fituesit – Femra

Vendi i parë: Luiza Gega

Vendi i dytë: Naile Seferaj

Vendi i tretë: Elisabeth Schleicher

Në kategorinë Marathon 10 K tre vendet e para janë si më poshtë:

Fituesit – Meshkuj

Vendi i parë: Nicolo Bedini

Vendi i dytë: Musa Hajdari

Vendi i tretë: Astrit Kryeziu

Fituesit – Femra

Vendi i parë: Gresa Bakraqi

Vendi i dytë: Olesia Didovodiuk

Vendi i tretë: Redia Dauti

Në kategorinë “We Too” tre vendet e para janë si më poshtë:

Fituesit – Meshkuj

Vendi i parë: Safet Planger

Vendi i dytë: Erblin Karaj

Vendi i tretë: Bajram Tirana

Fituesit – Femra

Vendi i parë: Elona Qollaku

Vendi i dytë: Bujana Baballeku

Vendi i tretë: Llambrini Papa

Zjarr Tv Ad