Aksidentohet në galerinë e kromit, minatori 36-vjeçar niset me helikopter drejt Traumës

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një minator me iniciale V.A është aksidentuar në një nga galeritë e kromit në Bulqizë.

36-vjecari mësohet se është plagosur gjatë punës në galerinë e kromit të zonës D.

Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Bulqizës dhe me pas për mjekim të specializuar është nisur me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e krishtlindjes, teksa është festë zyrtare dhe ligji parashikon që kushdo që punon në sektorin publik apo privat, duhet të jetë pushim.

“Me datë 25.12.2023, rreth orës 14.00, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi V.A., 36 vjeç, i cili dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një minierë kromi në Bulqizë. Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave kësaj ngjarjeje”, sqaroi policia.

Zjarr Tv Ad