Flakët përhapen me shpejtësi, pallati ku ndodhet qendra tregtare me veshje izoluese polisteroli. Ngjashmëria me pallatin 11 katësh që u shkrumbua në Tiranë

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një qendër tregtare në qytetin e Lushnjes është përfshirë nga flakët ditën e sotme (e hënë, 25 dhjetor).

Bëhet fjalë për Qendrën Tregtare Metropol, ndërsa mësohet se zjarri shpërtheu në katin e tretë të qendrës.

Dhjetra njerëz janë nxjerrë me urgjencë dhe është evakuuar ndërtesa. Ambulancat dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihet shkaqet e këtij zjarri, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Ndërsa dyshimet e para janë për një ngrohës në një njësi tregtare e cila ka qenë e mbyllur.

Mësohet gjithashtu se pallati ku ndodhet qendra tregtare, ka veshje të jashtme izoluese me polisterol si pallati 11-katësh në Tiranë, që dogj disa muaj më parë.

Kujtojmë se zjarri i shtatorit në Tiranë, mori përmasa të mëdha pasi fasada e izoluar me polisterol shpërtheu në flakë. Zjarrfikësit bënë të pamundurën për disa orë me radhë që të neutralizonin zjarrin dhe të shpëtonin jetët e banorëve. Ndërsa si pasojë e flakëve pallati u shkrumbua plotësisht.

Zjarr Tv Ad