Flakët u shuan pas rreth 11 orësh, çfarë la pas zjarri në qendrën tregtare në Lushnje! Dy kate të pallatit u shkrumbuan

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Flakët në qendrën tregtare në Lushnjë u shuan pas rreth 11 orësh betejë me zjarrin që rrezikoi jetën e dhjetra banorëve.

Mësohet se kati i katërt dhe i pestë kompleksit të pallateve ku ndodhej qendra tregtare janë shkrumbuar plotësisht.

Zjarri ra rreth orës 15:00 dhe përfshinë qendrën tregtare ku u bë evakuimi i klientëve dhe punonjësve.

Dhjetëra banorë mbetën të bllokuar në apartamente dhe rrezikoheshin të asfiksoheshin nga tymi i zi. Por forcat zjarrfikëse arritën t’i shpëtonin duke i nxjerrë nga banesat.

Rreth 42 persona u shtruan në spital pasi kishin probleme me frymëmarrjen mes tyre edhe 8 persona zjarrfikës.

Për të vënë nën kontroll flakët, në Lushnjë shkuan edhe nga zjarrfikëse nga Tirana, Durrësi, Fieri, Elbasani, etj.

Zjarr Tv Ad