Aksion antidrogë në Portin e Durrësit, gjendet një tjetër sasi kokaine në kontenierët e “Alba Exotic Fruits”

0
179
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Specialët e antidrogës janë duke zhvilluar në aksion në Portin e Durrësit, por ende nuk bëhet me dije për persona të arrestuar.

Burime nga policia bëjnë me dije se një tjetër sasi droge është kapur në një konteiner të ”Alba Exotic Fruits”.

Hera e tretë që kapet drogë në kontenierët e kësaj kompanie. Më datë 13 korrik u kapën 11.6 kg kokainë, më datë 23 u kapën 6.5 kg dhe sot janë gjetur 7.25 kg kokainë.

Për kokainën e kpaur më herët u arrestua Bajron Gumeni dhe në kërkim u shpall Eduart Dauti.

Njoftimi i Policisë

Port, Durrës

Vijon operacioni policor i koduar “Rada”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën trafikimit të lëndëve narkotike. Sekuestrohet një tjetër sasi lëndë narkotike kokaine, në kontenierët për llogari kompanisë “Alba Exotic Fruit”.

Në vijim të operacionit “Rada” të nisur më datë 13.07.2021, në Portin e Durrësit, ku nga Task Forca permanente e përbërë nga Policia Kufitare, Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe autoritetet doganore të Portit u gjetën dhe u sekuestruan 11 kg e 675 gr. lëndë narkotike kokainë, e duke vijuar përsëri në datën 23.07.2021, ku u gjetën dhe sekuestruan 6.5 kilogramë të tjera lëndë narkotike kokainë, mbaditen e sotme si rezultat i veprimeve hetimore, është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i një tjetër sasie lëndë narkotike kokainë

Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar nga Task Forca permanente që vepron në Portin e Durrësit në disa kontenierë për llogari të kompanisë “Alba Exotic Fruit”, u gjet dhe u sekuestrua 7.25 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë. Taks Forca permanente që operon në Portin e Durrësit vijon veprimet hetimore për dokumentinin e plotë të veprimtarisë kriminale të trafikimit të kokainës.

Zjarr Tv Ad