Basha flet për takimet e Ramës për “Shengenin Ballkanik”: Po bëhen kaq shpesh saqë po prodhojnë vetëm fotografi dhe protagonizëm

0
85
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një prononcim për mediat pas takimit me kryetarin e Komunës së Bujanovcit Nagip Arifi, u pyet edhe për takimet e Ramës për Shengenin Ballkanik.

Ai tha se këto takime nuk po prodhojnë asgjë tjetër veç fotografive dhe protagonizmit, teksa shtoi se pozicioni i PD mbetet i njëjtë, apsi sipas tij, qeveria duhet të punojë urgjentisht për eleminimin e kërcënimit të fundit të paqes në rajon, me Kosovën dhe Serbinë që duhet të kenë njohje të ndërsjelltë.

“Mendoj që këto takime po bëhen kaq shpesh sa nuk e kuptojnë pse po bëhen dhe cfarë të reje po prodhojnë, përvec protagonizmit dhe fotografive që po bëjnë. Pozicioni i PD është i njëjtë, që lëvizja e lirë të funksionojë, duhet të punohet urgjentisht për eleminimin e kërcënimit të fundit të paqes në rajon, që është njohja e Kosovës nga Serbia.

Kanë dëshirë për protagonizëm për të dalë e për të bërë fotografi, nuk është ndonjë çudi e madhe për mua, por të na kursejë përsëritjen e një filmi të parë që nuk po bëhet asgjë për shqiptarët por po kthehet në alibi për ngecjen në vend të objektivave”, tha Basha.

Zjarr Tv Ad