Aktori i famshëm rezulton pozitiv me Covid, The Rock: Kjo ishte më e rendë se thyerjet e kockave, përplasjet dhe aksidentet që kam pasur

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktori i famshëm i Hollywood-it Dëayne Johnson, i njohur ndryshe me emrin e artit ‘The Rock’, ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Gjithashtu pozitiv janë diagnostikuar dhe bashkëshiortja Lauren si dhe dy vajzat e tij Jasmine dhe Tiana.

Aktori u shpreh se ishin fillimisht vajzat të cilat shfaqën simptomat e para si dhimbje fyti dhe temperaturë. Pas kryerjes së tamponit e gjithë familja rezultoi të ishte e infektuar me virusin Covid-19. Faleminderit Zotit, jemi mirë me shëndet. Mund t’ju them se ka qenë periudha më e vështirë e jetës, sfida më e madhe që kemi kaluar si familje, tha aktori.

“The Rock” ka shtuar se kjo ishte shumë më e rendë se përplasjet, aksidentet, apo thyerjet e kockave, të cilat aktori i ka pasur të shpeshta. Johnson tha se ata u infektuan nga “miqtë e ngushtë të familjes” të cilët, nga ana tjetër, nuk kishin ndonjë ide se si ishin infektuar. Aktori iu është drejtuar ndjekësve, duke iu kërkuar të bëjnë kujdes, të mbajnë maska, të ruajnë distancën dhe kushtet higjenike.

Zjarr Tv Ad