Aktorja shumë e dashur për publikun shqiptar dhe jo vetëm, Marjana Kondi është rikthyer pas 9 vitesh në Teatrin Kombëtar.
Ajo ka qenë pjesë e kastit në dramën “Gjaku i Martirëve të Kombit”. Kjo dalje e saj në teatër vjen pak ditë pas largimit të Hervin Çulit si drejtor i TK, për të cilin nuk i ka kursyer aspak kritikat.
“Në momentin e parë kur hyra në Teatër, Alba më tregonte Teatrin, skenën, dhomat e provës. Nuk u ndjeva mirë. Në vend që t’ja tregoja unë Teatrin, ndodhi e kundërta. Shkela në momentin kur ish-drejtori i TK është larguar, shyqyr që nuk e pashë nëpër sallon, se, ku i dihet, njerëz jemi”, është shprehur Mariana në një deklaratë për mediet.
Ndërkohë, aktorja nuk la pa përmendur edhe ministre Mirela Kumbaro, mëe të cilën shpesh herë kanë patur replika në distancë.
E pyetur nëse do t’i bënte një ftesë për të parë dramën që e rikthen në Teatër, Kondi u shpreh:
“E shkreta ajo, kam bindjen që nuk e kupton pjesën”, ka thënë Marjana Kondi.