“Persona të marrë nën hetim”/ Ben Andoni hedh dritë mbi operacionin që pritet së shpejti: Ja nga cilat dosje duhet ta nisi punën kreu i ri i SPAK!

0
87
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Ben Andoni u shpreh gjatë edicionit të lajmeve në Dritare TV rreth Altin Dumanit kreut të ri të SPAK, i cili u emërua zyrtarisht ditën e djeshme. Andoni tha se ka shumë dosje më rëndësi, të cilat kërkojnë punën e SPAK.

“Pritshmëria është e madhe, por kjo mbetet për t’u parë, nga ana tjetër mendoj se SPAK është i rënduar me dosje, të cilat duhet të ndahen, pasi ai vërshim dosjesh u jep pamundësi punë për t’u shkuar gjërave deri në fund.

Duhen parë prioritetet e z. Dumani. Shikoj që SPAK ka indicje për shumë çështje, megjithëse opozita e ka ngarkuar me informacione dhe dosje për inceneratorët. Unë besoj se çështja kryesore duhet të jenë inceneratorët. Pasi është një çështje me rëndësi, me raporte dhe persona të marrë nën hetim. Nga ana tjëtër janë edhe pretendimet e opozitës, sa i takon Durrësit.”, u shpreh Andoni.

Zjarr Tv Ad