Akuzat e Berishës ndaj Yuri Kim, reagon ashpër Escobar: Jam i tronditur, është njëlloj si të sulmosh presidentin Joe Biden

0
973
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gabriel Escobar, i dërguari special nga DASH për Ballkanin Perëndimor, ka reaguar pas deklaratave të bëra nga ish kryeministri Sali Berisha për ambasadoren amerikane Yuri Kim duke e cilësuar këtë të fundit si një “guvernatore”.

Në reagimin e bërë për TCH, Escobar mohon se Yuri Kim po vepronte në bazë të interesave personale duke theksuar se ajo përfaqësonte SHBA-të në Shqipëri. Në përgjigjien e dhënë, Escobar shpreh se Kim ishte përfaqësuese personale e presidentit amerikan Joe Biden.

Ndërsa shtoi më tej se pozicioni i SHBA-ve për të shpallurit “non-grata” nuk do të ndryshonte.

“Jam i tronditur nga sulmet ndaj ambasadores tonë të SHBA në Tiranë. Ne e dimë se ofensiva e këtyre sulmeve nuk përfaqëson popullin shqiptarë. Ambasadorja Kim është përfaqësuese personale e Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Siç edhe zëdhënësi Departamentit të Shtetit e bëri të qartë në Dhjetor ne presim prej saj të vazhduarit të shpjeguarit dhe zbatuarit të politikave të SHBA, përfshi ato të Presidentit Biden përfshi vendosmërinë që ne do të vendosim përpara përgjegjësisë ata të përfshirë në korrupsion e minojnë demokracinë”, tha Escobar.

“Pozicioni ynë në lidhje me të shpallurit NonGrata për korrupsion apo minojnë demokracinë është i qartë, i vendosur, i fortë dhe i pandryshuar”, sipas Escobar.

Zjarr Tv Ad