Fatmir Mediu reagon në Kongresin Amerikan: SHBA e shqetësuar për influencën ruse në Ballkan

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ndodhet në SHBA, ku po zhvillon takime në Senat dhe Kongres. Gjatë kësaj vizite, kreu i PR, është takuar me Senatorët Jim Inhofe, James Lankford, Mike Lee dhe kongresmenët, Pete Sessions, Michael McCaul e Mike Galler.

Në bisedat mes tyre është diskutuar për organizimin e një forumi sigurie në Kongres me përfaqësues të Europës Juglindore, kryesisht të Ballkanit, për të vlerësuar problemet e shkaktuara nga pushtimi rus në Ukrainë. Theks i veçantë gjithashtu i është vënë garantimit të pavarësisë energjetike të rajonit dhe Europës, nga Rusia si dhe mbështetjen që mund të japin SHBA-të.

Mësohet se është folur po ashtu për rolin që ka Shqipëria në ndërtimin e TAP, ku është vendosur në dukje se kompanitë amerikane po tregojnë gjithnjë e më shumë interes, për të bashkëpunuar me Shqipërinë në fushën e energjisë

Zjarr Tv Ad