Akzuat për koncensionin e Sterilizimit/ Ilir Beqaj paraqitet në SPAK në zbatim të masave ndaluese

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja është paraqitu në Gjykatën e Posaçme Anti Kurrupsion, pak minuta më parë.

Me vendimin e dhënë nga Gjykata e Posaçme, Beqaj do duhet të paraqitet para policisë gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit, një herë në javë, ditë të premte, ora 15:30.

Në ambientet e BHK, ish-ministri qëndroi vetëm 10 minuta dhe më pas u largua pa pranuar të flasë për mediat.

Ndaj tij janë caktuar masat e sigurisë “Detyrim për paraqitje” dhe “Ndalim i i daljes jashtë shtetit”.

SPAK e akuzon atë për shpërdorim detyre për koncesionin e sterilizimit, ndaj Prokuroria e Posaçme zyrtarizoi hetimin për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, lidhur me koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, kontrata koncesionare 10-vjeçare afro 100 milionë dollarëshe, e cila u firmos në dhjetor 2015 dhe ende vijon.

Prokuroria e Posaçme bëri me dije se ishministri ka konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës në lidhje me procedurat e ndjekura për koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale me vlerë 100 milionë euro. Kështu, sipas hetimeve të zhvilluara deri në këtë fazë, ish-ministri akuzohet për shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike.

Zjarr Tv Ad