Rrëzohet kërkesa e Berishës për shuarjen e masës, lihet në fuqi ‘detyrim paraqitje’ dhe ‘ndalim për dalje jashtë vendit’

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masat e sigurisë ndaj Sali Berishës, detyrim me paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.

Ka qenë gjyqtarja Iliriana Olldashi, e cila ka lënë në fuqi masat e marra më herët ndaj Berishës.

Sipas ketij vendimi, ish kryeministri do të hetohet për aferën e privatizimit të kompleksit Partizani nën masën e sigurisë ‘detyrim me paraqitje’ dhe ‘ndalim të udhëtimit jashtë’Ky vendim vjen pas një sërë vendimesh të marra këtë të Premte nga GJKKO lidhur me këtë çështje.
Fillimisht kjo gjykatë rrëzoi kërkesën e SPAK për përjashtimin e gjyqtares Ilirjana Olldashi nga gjykimi i çështjes së Jamarbër Malltezi, me pretendimin se ka konflikt interesi. Nga ana tjetër, gjyqtarja në fjalë la në fuqi vendimin për sekuestron preventive të 25 pasurive të dhëndrit të ish-kryeministrit.

KOMUNIKIM PËR MEDIAN

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 24.11.2023, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 173 akti, datë 17.11.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesit/personit nën hetim S.B., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 442, datë 08.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, konstatimin e humbjes së fuqisë së masave të sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 442, datë 08.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Zjarr Tv Ad