Albin Kurti nuk erdhi në Tiranë, Vlora Çitaku: Ai sillet sikur e ftuan në dasëm, qasja idhnake ndaj Ramës po dëmton Kosovën

0
84
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mungesa e kryeministrit Albin Kurti në takimin e Tiranës, por edhe të ndonjë zytari nga qeveria në kuadër të procesit të Berlinit, ka nxitur reagime të shumta në Kosovë.

Sjellje fëmijërore dhe politikisht të papërgjegjshëm, e ka vlerësuar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku mospjesëmarrjen e kryeministrit, Albin Kurti në takimin me liderët e Ballkanin Perëndimor të organizuar nga kryeministri, Edi Rama në Tiranë.

“Kryeministër, Edi Rama nuk të ka ftuar në dasëm familjare, por në takim me liderët e rajonit, në kuadër të procesit të Berlinit.

Në takime të tilla mospjesëmarrja juaj nuk është më refuzim personal i juaji karshi Ramës.

Nuk ka asgjë personale këtu. Mosdurimi dhe qasja e juaj idhnake karshi kryeministrit shqiptar po e dëmton Kosovën”, u shpreh Vlora Çitaku.

Sipas qeverisë së Kosovës, Albin Kurti e kishte njoftuar homologun Edi Rama që nuk do të merrte pjesë në këtë takim për shkak se e kishte konfirmuar pjesëmarrjen në edicionin e 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI në Greqi.

Zjarr Tv Ad