Alibeaj kujton Azem Hajdarin: Krim politik në një moment delikat për Shqipërinë

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj iu është bashkuar reagimeve ku ka përkujtuar 24-vjetorin e vrasjes së ish-deputetit Azem Hajdari. Përmes një reagimi në ‘Facebook’ Alibeaj thekson se vrasja e Hajdarit ishte krim politik.

REAGIMI I ALIBEAJT

Më 12 shtator 1998 u vra pranë selisë së PD një nga figurat kryesore jo vetëm për demokratët por për të gjithë spektrin e politikës shqiptare. Vr_sja e Azem Hajdarit ishte një krim politik në një moment tejet delikat për Shqipërinë e dalë nga kaosi i trazirave të vitit 97. Në 24 vjetorin e vrasjes, demokratët kujtojnë me nderim dhe respekt një nga drejtuesit kryesorë dhe me peshë të padiskutueshme të historisë së PD dhe Shqipërisë.

I përjetshëm kujtimi i tij!

Zjarr Tv Ad