Alibeaj mungon në Kuvendin Kombëtar të Bashës, zbardhet arsyeja

0
164
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD zyrtare u vu re mungesa e ish-Kreut të Grupit Parlamentar, ish-ushtruesit të kreut të PD, Enkelejd Alibeaj. Vete Alibeaj e ka justifikuar mosprezencen e tij me impenjime partiake jashtë Shqipërisë. Por a ka arsye tjetër që Alibeaj të mungojë në këtë aktivitet shume të rëndësishëm të PD-se zyrtare?

Sipas burimeve për News24, Enkelejd Alibeaj ka deklaruar në mbledhjet e Kryesisë së PD-se zyrtare, se do e mbështeste Lulzim Bashën vetëm nëse në statut do të vendosej një dispozitë, që nëse kryetari do të humbiste zgjedhjet e 2025-en, ai do të dorëhiqej.

Por kjo nuk ka ndodhur, pasi në ndryshimet statutore që pritet te miratohen, nuk ka asnjë dispozite qe te detyroj Kryetarin e PD zyrtare të largohet nga drejtimi i partisë nëse humbet zgjedhjet e ardhshme.

Zjarr Tv Ad