Sherr në Tiranë, disa shtetas dhunojnë dy punonjës policie

0
108
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Tiranës njoftoi se janë goditur dy punonjës policie gjatë një konflikti në orët e para të mëngjesit.

“Më datë 02.09.2023 rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën “Besim Alla”, gjatë një konflikti për rrethana ende të paqarta, shtetasit B. B., dhe B. B., në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, dyshohet se kanë goditur shtetasit E. F., (punonjës policie), B. F., dhe automjetin e tyre.

Gjatë konfliktit, shtetasit E. F., i ka rënë arma e shërbimit në tokë, e cila është gjetur më pas në vendngjarje. Si pasojë shtetasit E. F., dhe B. F., janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit, dhe identifikimin e kapjen e personave të tjerë të përshfirë”-njoftoi policia.

Zjarr Tv Ad