GJERMANI – Drejtuesi i Grupit Parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj, ka shpërndarë një mesazh në rrjetet sociale gjatë një takimi që ai ka zhvilluar në Gjermani me Peter Beyer kryeraportues për Shqipërinë në Grupin Parlamentar të CDU/CSU.
Alibeaj shprehet se me Beyer ka diskutuar për vendimet e vështira që ka ndërmarrë PD gjatë kësaj periudhe. Deputeti demokrat ka dhënë edhe një mesazh për kreun e PD-së Sali Berisha duke thënë se me kryeraportues për Shqipërinë në Grupin Parlamentar, ka diskutuar edhe mbështetjen në rrugën pro – perëndimore. Kujtojmë se Berisha është shpallur “non grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe, ndërsa BE ka marrë vendimin që së shpejti të mbaj të njëjtin qëndrim lidhur me personat “non grata”
Reagimi i Alibeajt:
Falenderues për ftesën e z.Wadephul për të zhvilluar një vizitë në Berlin, si shenjë e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe të frytshëm në familjen EPP.
Në një takim të përbashkët me të dhe z.Peter Beyer u ndalëm në reformat e rëndësishme të iniciuara nga PD, duke patur fokus luftën ndaj korrupsionit, si mundësi reale e punës tonë në shërbim të qytetarëve.
Diskutuam qartësisht gjithashtu për vendimet e vështira që ka ndërmarrë PD gjatë kësaj periudhe, si dhe koherencën në qëndrimet e partnerëve ndërkombëtarë, duke na siguruar mbështetjen në rrugën tonë pro-perëndimore.