Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tha se dilema e PD-së tashmë është nëse do të qëndrojë sipas vlerave, apo do t’i nënshtrohet sulmit e presionit.
Ai u shpreh në një pronocim për mediet, se duhet rindërtuar një parti që qëndron rreth vlerave dhe jo interesave të vogla.
“Ka ndodhur që nga gjithë Këshilli kombëtar, si nga të gjithë strukturat e tjerë një pjesë kanë zgjedhur që të mos militojnë më me PD-në dhe kanë gjetur një strofull tjetër te LSI. 329 emra të Këshillit Kombëtar janë ata që përbëjnë Këshilli Kombëtar. Çdo deputet përfshirë edhe unë jemi shpirtra të lirë, sa kohë jemi zgjedhur nga zgjedhjet e 2021.
Një sfidë e madhe karakteriale por edhe politike e kemi pasur përballë. Do qëndrojmë te PD sipas vlerave që ajo duhet të mbartë, apo i nënshtrohemi sulmit dhe presionit aspak proporcional dhe në interes publik. Çdo anëtar partie ka lirinë e vet të zgjedhë. Do të rindërtojmë një parti rreth vlerave apo rreth ca interesave të vogla. Unë jam për këtë të parën, të tjerët bëjnë zgjedhjen e tyre.
Ne kemi një detyrë që zëri i tyre të dëgjohet. Janë krijuar grupet e punës në secilën prej degëve, bazuar në statut. PD nuk do të duhet të jetë më e njerëzve që e braktisin anijen, por e atyre që qëndrojnë”.-u shpreh Alibeaj.