Emri/ E rëndë në Pogradec, e moshuara gjendet e mbytur në liqen, dyshohet se…

0
144
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Pogradec, ku një grua e moshuar është gjetur e mbytur në liqen. Trupi i pajetë i viktimës, Bukurie Abrashi, 80 vjeçe, është gjetur në lagjen nr.3.

Nga hetimet e para, ka dyshime se e moshuara është vetëmbytur.

“Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 3, në liqenin e Pogradecit, është gjetur dyshohet e vetëmbytur një shtetase mbi 70 vjeçe. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për identifikimin e saj dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Zjarr Tv Ad