“Ta morën jetën dhe…”, 22-vjeçarja humbi jetën në aksidentin në Durrës, pedagogia rrenqeth me fjalet

0
132
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit, ndërsa një e re ka mbetur viktimë nga përplasja.

22-vjeçarja Erisa Aliaj ka qenë duke kaluar rrugën kur është përplasur nga mjeti që lëvizte me shpejtësi.

Ajo është dërguar menjëherë drejt spitalit të Durrësit, por nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra duke ndërruar jetë ditën e djeshme.

Mbi ngjarjen ka reaguar një nga pedagoget e 22-vjeçares, Eva Allushi.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka shkruar se e reja që humbi jetën përveçse studionte, edhe punonte.

Sipas saj në kohën kur ka pësuar aksidentin, 22-vjeçarja ka qenë duke u kthyer nga puna.

Pedagogia ndan dhimbjen për ndarjen e parakohshme nga jeta të studentes së saj.

Postimi i plotë:

Erisa po pse ike kaq shpejt moj zemer?! Po ti ishe si drite. Ndricoje ne grup e ne fakultet. Nuk e dije ti qe jeta ne kete vend nuk vlen fare?! Nuk ta kishim thene as ne, pedagoget e tu. Po ti nuk kishe kohe te merreshe me keto.

Ti i kishe dale jetes tende per zot. Studioje e punoje o shpirt. E kishe zgjedhur dhe temen e diplomes per te drejtat e femijeve perballe abuzimit te medias.

Do te kishe qene nje profesioniste e zonja shume. Po nuk te lane. Nuk zgjodhe te ikje. Ta moren jeten teksa ktheheshe nga puna moj zemer. Na trondite shume te gjitheve ne, profesoreve e shokeve te tu.

Nuk desha ta lexoja ate lajm qe bente fjale per nje 22 vjecare ne Durres, po zemra e ndjeu teksa mendova per studentet e mi. Nuk e mbylle dot as diplomen e as masterin. Pate jete te shkurter, po plot dinjitet.

Te prehesh ne paqe! Ndricofsh si yll nga lart per familjen tende, miqte e shoket.

Zjarr Tv Ad