Rama me Elvana Gjatën: Koncerti i parë i zërave shqiptarë në arenën kombëtare

0
107
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këngëtarja Elvana Gjata do të mbajë nesër një koncert në stadium “Air Albania”.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga episodi 12-të i podkastit “Flasim”, ku e ftuar ishte këngëtarja Elvana Gjata.

“Episodi 12 i podkastit “Flasim” vjen të shtunën me këtë gocën që ju pret nesër në Air Albania Stadium në të parin koncert të zërave shqiptarë në arenën kombëtare”.

“Dekada” titullohet koncerti që Elvana Gjata do të zhvillojë në stadiumin “Air Albania”, duke shënuar një moment kyç të një udhëtimi muzikor në dy dekada të këngëtares.

Gjata ka bërë të ditur se të ftuar në koncertin e saj do të jenë Mc Kresha, Capital T, Ledri Vula, Migena Gjata, Dhurata Dora, Noizy, Ylli Limani, Bardhi dhe Gimmi O etj. Elvana Gjata prej dy dekadash i ka dhuruar skenës muzikore shqiptare hite të paharrueshme.

Zjarr Tv Ad