Vangjel Dule: Rama dhe urdhër për “rrëmbimin” e Fredi Belerit 30 minuta para, Himarës iu nëpërkëmb e drejta sepse kështu do Ludoviku i parë

0
179
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule në fjalën e tij në seancën plenare, akuzoi kryeministrin Edi Rama, duke thënë se dha urdhër për “rrëmbimin” e Fredi Belerit, i cili fitoi në zgjedhjet vendore të 14 majit në Himarë.

Sipas Dule Rama urdhëroi arrestimine tij, ndërsa u shpreh se komunitetit të Himarës po i shkelen të drejtat.

Dule: Një kryetari të zgjedhur i provohet e drejta kushtetuese për të ushtruar kompetencat. Një komuniteti i nëpërkëmbet e drejta, sepse nuk i pëlqen Ludovikut të parë të Shqipërisë. Motivuesi dhe dirigjuesi i rrëmbimit dhe pengmarrjes së Belerit është kryeministri vendit.

Shikoni kronikën e ngjarjeve, më 6 maj, ishte ai që dha sinjalin gjatë takimit të supozuar me banorët e Himarës. Ky motiv ishte denigrues dhe intimidues. Vazhdoi kudo me këtë motiv, në Lushnjë, Fier, Tiranë etj. Përpara rrëmbimit të Belerit, Rama dha urdhrin që të mbahet peng, të drejtat e Himarës shkelen e nëpërkëmben dhe shoqërohen me heshtje.

Zjarr Tv Ad