Ilir Alimehmeti i ftuar në “Top Story” zbuloi shifrat për blerjen e pemëve që janë mbjellë në autostradë.
Sipas tij vetëm për një pishë janë harxhuar 6 milionë e 350 mijë lekë, por gjithsej u blenë 410 copë. Ndër të tjera përmendi premtimin që është bërë për një tren elektrik, kur në të vërtetë Alimehmeti tha se ende nuk ka një stacion.
“Propaganda bëhet qëllimisht që të hiqen sytë nga fakti. Unë po marr 2 tre fajte, u thanë 1 milionë pemë, ka ndonjë buxhet sa janë paguar? Se ka një blerje, janë ato që u blenë për në zonën e parë në autostradë, për të zëvendësuar palamat që u mbollën gabimisht. Janë blerë një pishë 6 milionë e 350 mijë lekë. Një ulli shumëvjeçar nuk kushton më shumë se një milionë e gjysëm. Janë blerë 410 copë nga ato.
Na është premtuar një tren elektrik, nga të cilat mos gabohem, parlamenti edhe votoi që të merreshin edhe 12 mln euro kredi të butë nga BERZH, u morën, po ku shkuan,mua më pëlqeu shumë si projekt, si qytetar, doja ta shihja, se është i vetmi kryeqytet pa tren. S’ka asnjë stacion sot, jo më tren”, u shpreh ai.