Është pajtuar me Olti Currin apo Arjan Konomin? Meridian Ramçaj flet hapur pas sherreve të bujshme

0
78
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Meridian Ramçaj njihet si një personazh pa doreza i cili gjithmonë ka thënë atë ç’ka mendon.

Njëjtë u tregua edhe në intervistën e tij ekskluzive për “After Party Show”, ku i është përgjigjur pyetjeve pikante.

I pyetur nëse ai apo Luizi është shkodran më i fortë, ai tha se aktualisht është Luizi.

Mirëpo ndër pyetjeve të tjera, ai u ngacmua edhe për përplasjet e tij virtuale me Arjan Konomin dhe Olti Currin.

“Do i kërkoje të pajtoheshit: Olti Currit apo Arjan Konomit?”, ishte kjo pyetja për Meridianin, i cili ndonëse nuk përmendi Arjanin, nënkuptoi se me të nuk janë pajtuar, por me Currin po.

“Me Oltin, jemi përshëndetur në Kosovë. Nuk kam asgjë personale me Oltin”, u shpreh ai.

Zjarr Tv Ad